LDK

Rukiqi i LDK-së: Qeveria është e paaftë dhe krenare me dështimet

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në konferencë për medie të mërkurën ka thënë se Qeveria e Kosovës është e paaftë, teksa ka përmendur faturat e larta të energjisë elektrike.

Qeveria e rekordeve – të paaftë dhe krenar” – mbante emrin prezantimi i LDK-së para medieve.

Rukiqi ka renditur disa nga dështimet e partisë në pushtet, që sipas tij, janë si pasojë e arrogancës dhe paaftësisë së tyre.

Dështimet janë si pasojë e arrogancës dhe paaftësisë së tyre. Kjo paaftësi po na vjen me fatura të shtrenjta të cilat po paguhen nga qytetarët.” – ka thënë ai.

Sipas Rukiqit “e vetmja aftësi e tyre është që t’i paraqes si suksese dështimet e vazhdueshme”.

Rukiqit ka thënë se inflacioni, rritja e deficitit tregtar, rënie e eksportit, janë disa nga dështimet e qeverisë.

Këtë vit janë 101 milionë euro më pak në eksport. Qeveria nuk i ka përkrahur bizneset. Me ndihma dhe lëmoshë nuk mbahet ekonomia.” – ka thënë ai.