Reagim

Rukiqi e “kthen në realitet” Muratin: 30 mijë qytetarë u varfëruan në dy vitet e fundit

Berat Rukiqi, zyrtar i lartë i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklarimet e Hekuran Muratit, ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës.

Në shkrimin e tij, Rukiqi ka dekonstruktuar qëndrimet e Muratit për zhvillim ekonomik. Sipas Rukiqit, në dy vitet e fundit, listës së të varfërve i janë shtuar 30 mijë qytetarë.

“- Në dy vitet e fundit, 30,000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve;

  • Në qeverisjen Kurti, përjashto vitet e panndemia, është periudha me rritjen ekonomike me të ulët (mesatsrja është 3%), në tërë periudhen e pavarësisë;
  • Inflacioni më i lartë në periudhën e pasluftës: për tri vite ka arritur në 23%.
  • Dallimi mes eksportit dhe importit, është thelluar, duke arritur deficit tregtar mbi 5 miliardë euro në vitin 2023. Kjo rritje është paradoksale për një qeveri që ka premtuar ulje të varësisë nga importet dhe rritje të prodhimit vendor.” – shkroi ai.

VIDEO BONUS: