Rugova: Vrasja e Xhemajl Mustafës është ndriçuar vetëm 90 për qind

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka thënë se pa u vënë drejtësia në vend dhe të dënohen ata që vranë të LDK-së, nuk e ndjen veten rehat.

Rugova ka përmendur edhe disa raste, derisa, ka thënë se shpreson se shpata e drejtësisë të thotë fjalën e fundit.

“Janë disa raste që janë zbuluar edhe janë dënuar. Rasti i Xhemajl Mustafës, i Zemajt e disa të tjerë. Unë dua të besoj fuqishëm se shpata e drejtësisë duhet të ketë mbi këtë farë të keqe”, tha Rugova.

Ndërsa e ftoi publikisht kryeprokurorin që të tregojë se ku mbeti i Xhemajl Mustafës, i cili sipas tij se është ndriçuar 90 për qind.

loading…