Rugova i reagon Kusarit për Hotin: Çka po i duhet Mimozës kjo punë

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e GP të Levizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti pas vizitave të së dielës duke thënë se duhej të respektonte protokollin e IKSHPK-së që pas testimit për Covid-19 personi duhet të vetëizolohet.

Me këtë rast, Kusari-Lila u shpreh se ka një arsye më shumë për të shkarkuar Qeverinë Hoti për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit, raporton Periskopi.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar edhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova.

Rugova në një prononcim për Periskopin thotë se deklarata e saj duhet të ketë kuptim politik dhe etik duke e marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi.

‘’Çka po i duhet Mimozës kjo punë. Çdo deklaratë si kjo e Mimozës duhet ta ketë sensin politik por edhe etik tu e marrë parasysh situatën’’.

Tutje, kryetari i Istogut shton se kryeministri Hoti nuk ka shkelur ligjin.

‘’E di që kryeministri është sjell konform ligjit. Së shpejti do të jetë në Kryeministri’’, përfundon Rugova.