Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova ka reaguar pas shkarkimit të Agim Veliut nga ana e kryeministrit Kurti.

Ai e ka cilësuar këtë vendim të Kurtit si shkelje e marrëveshjes së koalicionit qeverisës.

“Tani mbështes fort kryetarin dhe kryesinë e LDK-së në secilin vendim qê reflekton vullnetin e antarësisë dhe ruajtjen e dinjitetit të LDK-së!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i Rugovës:

Albin Kurti e paska shkarkuar nënkryetarin e parë të LDK-së, Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike z.Agim Veliu, pa miratimin e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa!

Kryetari Mustafa deklaroj se ky është veprim i papranueshëm dhe se Kurti nuk më konsultoj për një hap të tillë i cili bie ndesh edhe me parimet e marrëveshjes së koalicionit!

Kryetar Mustafa, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm do e keni mbështetjen time në respektimin e plotë të Marrëveshjes së koalicionit dhe ruajtjen e dinjitetit të LDK-së!

Në kohën kur po përballemi me Pandemi Botërore, kur partneri ynë strategjik SHBA kërkon të hiqet tarifa, kryeministri bën aventura të tilla, atëherë partneriteti dhe respekti ndaj partnerit qeverisës është shkelur me dy këmbët!

Tani mbështes fort kryetarin dhe kryesinë e LDK-së në secilin vendim qê reflekton vullnetin e antarësisë dhe ruajtjen e dinjitetit të LDK-së!
#PaLDKnukkashtet!