Rudina Dembacaj konfirmon lidhjen me Mark Frrokun

Rudina Dembacaj ka vendosur që të bëj publike lidhjen e saj me ish-deputetin Mark Frroku. Prej disa kohës, në media flitej se aktorja ishte në lidhje me një ish–deputet, por mbrëmjen e stome ajo ka zgjedhur që të zyrtarizoj lidhjen me Frrokun.

Teksa ka publikuar një foto me ish-deputetin,  Dembacaj shkruan në rrjetet sociale; “E di që e donit të gjithë,por e kam per vete…exluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes… Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi!”,

Kujtojmë që ish-deputeti, fitoi lirinë në maj të 2018-ës, pas 4 muajsh në burg si i akuzuar për ndërtim pa leje dhe fshehje pasurie, ndërsa po në vitin 2018, Mark Frroku humbi bashkëshorten si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 35-vjeçare, duke lënë pas dy fëmijë.

Dembacaj, vetëm pak kohë më parë u nda nga bashkëshorti i saj, Aleks Varfaj me të cilin ka edhe një vajzë që quhet Viktoria.