Një intervistë e dhënë për mediumin zviceran “Blick” e yllit të Kombëtares së Kosovës, Donat Rudhani bëri bujë të madhe duke hapur shumë debat.

Rudhani gjatë intervistës kishte përshkruar futbollin e Kosovës të para disa viteve duke thënë se në klubet tona nuk mund të luash nëse nuk e ke të njohur babën, shkruan Demokracia.com.

Kjo deklaratë shkaktoi bukur shumë reagime, pasi u cilësua si një nënçmim i madh që i është bërë futbollit tonë duke e ulu maksimalisht imazhin e vendit, megjithatë Rudhani sot përmes një reagimi në Facebook, ka sqaruar gjithçka.

Ai ka thënë se sot futbolli në Kosovë është shumë profesional dhe këtë po e dëshmojnë klubet tona në garat Evropiane ku po sjellin [do herë e më shumë rezultate.

Ky është postimi pa ndërhyrje i Donat Rudhanit:

Sqarim rreth intervistat time të dhënë për gazetën zvicerane “Blick„

Në lidhje me termin e përdorur se: në Kosovë mund të luash vetëm nëse babai ytë ka të njohur dikë në klube, kam pasqyruar situaten e para 12-13 vitev në futbollin vendorë të Kosovës pjes e së cilit kam qenë edhe unë, prandaj situata e tanishme sidomos pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA normalisht që ka ndryshuar dhe rastet në klubet e Kosovës që kan ndodhur para 12-13 viteve nuk përkojnë me situatën e tanishme, ku kemi rritje të profesionalizmit ku ekipet tona si Drita, Gjilani, Prishtina, Llapi, Ballkani etj. po përfaqsojnë dinjitetshëm dhe me plot sukses Kosovën në garat Evropiane.

Andaj kërkojë nga mediat dhe opinioni sportiv qe intervista ime për gazën “Blick„ të mos marrë kahje tjetër apo të paraqitet në një menyr tjetër nga ajo qfarë kam thënë.

I juaji Donat Rrudhani.