Rudari sqarohet për ndaljen e dritave në bulevardin e Podujevës: Veprime të ulëta politike

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LDK-së, Nexhmi Rudari, ka thënë se persona të papërgjegjshëm të ndikuar nga grupe të interesit e me qëllime të ulëta kanë dëmtuar siguresat e ndriçimit publik në bulevardin e qytetit.

Përmes një postimi, Rudari ka thënë se kompania e kontraktuar ka intervenuar duke vendosur siguresa të tjera.

“Po ashtu, persona të papërgjegjshëm sonte kanë fikur dritat e ndriçimit publik edhe në rrugën ’Qëndresa’”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se këto janë veprime të ulëta politike, derisa ka ftuar qytetarët të mos bëhen pjesë e tyre.

“Ftojmë qytetarët që të mos bien pre e agjendave të ulëta politike dhe të dëmtojnë pronën publike. Zgjedhje vijnë dhe shkojnë, Podujeva mbetet”, ka shkruar ai.