Rudari nuk dorëzohet: Do të fitojë bindshëm, sikur në 18 palë zgjedhjet e kaluara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari ende beson se do të fitojë në Podujevë.

Ai para pak çastësh tha se ai po prin në shumicën e vendvotimeve që po numërohen, por shtoi se në disa prej tyre gara është e barabartë me kandidatin e VV-së, Shpejtim Bulliqit.

“Në fund të numërmit, LDK-ja sikur edhe në 18 palë zgjedhjes të kaluara, do t’i fitojë bindshëm”, ka thënë Rudari. /Ballkani.info/