Sekretari amerikan i Shtetit, Mark Rubio ka thënë se bota do të jetë më e sigurt dhe vend më i mirë kur misioni në Iran të përmbushet.

Duke folur në një event në Washington, Rubio tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshira në një mision që synon marrësin më të madh të pengjeve, sponsorin e terrorizmit, regjimin në Iran.

Ai tha se objektivat e misionit janë të qarta, përfshijnë shkatërrimin e aftësisë së këtij regjimi për të lëshuar raketa, shkatërrimin e fabrikave që prodhojnë këto raketa dhe shkatërrimin e flotës së tyre detare.

“Jemi në rrugë për të arritur këtë objektiv”, shtoi ai.