Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connel ka uruar Dua Lipën përmes një statusi në Facebook.
Ruairi O’Connell shfrytëzoi rrjetet sociale për ta uruar Dua Lipën për suksesin e arritur në “Grammy Awards”, shkruan Ballkani.info
“Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve”, ka shkruar O’Connell.
Kujtojmë që Dua është shpërblyer me dy çmime “Grammy”, atë për “Artisten më të mirë të re” dhe “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.
Për ndryshe, ceremonia “Grammy Awards” këtë vit shënoi edicionin e 61-të dhe u mbajt në Los Angeles.








