RTK merr këtë vendim për finalen e Dritës ndaj Linfeld

Radio Televizioni i Kosovës nuk do të transmetojë as ndeshjen finale të fazës preliminare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, që Drita e zhvillon ndaj ekipit të Linfield.

RTK ka konfirmuar për Gazetën Olle që transmetimi i ndeshjes së nesërme është i pamundur.

Mbetet të shihet nëse klubi gjilanas do të transmetojë këtë ndeshje, gjë të cilën nuk e bëri me Inter d’Escaldes, takim i cili u transmetua nga klubi andorras.

Takimi mes Dritës dhe Linfield zhvillohet nesër prej orës 18:00.

Skuadra që do të fitojë këtë ndeshje kalon në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Edhe kjo ndeshje zhvillohet në Nyon të Zvicrës.