RTK-ja mat veten për shikueshmëri, i jep 10 mijë euro tender një kompanisë private

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka dhënë një tender në vlerë prej 10 mijë eurove për ta pa veten se si qëndron me shikueshmërinë. Këtë punë ai ka besuar kompanisë private “Media Metri”.

“Matja e shikueshmërisë për kanalet e RTK-së”, ky është tenderi i fundit që ka dhënë televizioni publik.

Për këtë matje Radio Televizioni i Kosovës ka vendosur t’i shpenzojë 10 mijë e 400 euro, shkruan Demokracia.com

Besimin për t’i treguar RTK-së se sa shikohet e ka fituar kompania “Media Metri”, që merret me hulumtime të tilla në treg.

“Vlera e përgjithshme e kontratës 10,400.00 euro. Matja e shikueshmërisë së programit televiziv në RTK1, RTK2, RTK3 dhe RTK4. Data e dhënies së kontratës 16.03.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 24.03.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 3. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “Media Metri””, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar se kjo matje bëhet me qëllim të ndryshimeve në skemën programore.

“Radiotelevizioni Kosovës me qellim të modifikimit dhe krijimit të skemës së re programore ka nevoje për matjen e shikueshmërisë së programeve televizive në RTK1, RTK2, RTK3 dhe RTK4.  Sipas kritereve të përcaktuara nga AK-RTK-së, në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë”.

Tutje RTK ka treguar se pa këtë tender dhe ka këtë matje nuk do të jetë në gjendja ta kuptoj se çfarë duhet të bëjë me skemën programore.

“Lidhur me fillimin e procedurave për aktivitetin e prokurimit me titull “Matja e shikueshmërisë për kanalet e RTK-së” duke marrë për bazë komunikimet me njësinë kërkuese dhe nevojat  elementare të RTK-së, për realizimin përmbushjen e nevojave të skemës programore të RTK-së, kemi arritur në përfundim se mosrealizimi sa më i shpejtë i kësaj kontrate, RTK nuk do të jetë në gjendje të përmbush nevojat e skemës programore të  cilat janë të domosdoshme për ecurinë e punës në RTK”.

Në fund është treguar se çfarë punë do të bëjë kompania fituese dhe se duhet të bëjë raport çdo tre muaj për punën që ka kryer.

“Kompania e cila ofron shërbimin e matjes së audiencës televizive për RTK1, RTK2, RTK3 dhe RTK4, duhet të përmbushë këto kritere: Të dhëna historike të matjes së audiencës për kanalet televizive dhe programet televizive që ofrohen për më shumë se 12 muaj. • Mostra e panelistëve për të cilët bëhet matja duhet të jetë e përfaqësuese për popullsinë e Kosovës •Matje përmes teknologjisë së peoplemeters • Raport sipas intervaleve kohore , sipas emisioneve /programeve në baza ditore, javore dhe mujore • Identifikimi i karakteristikave demografike të audiencës gjatë periudhave të ndryshme kohore si: gjinia, mosha, rajoni, vendbanimi, niveli arsimor, niveli i të ardhurave; • Raport gjithëpërfirës për çdo tre muaj dhe sipas nevojave te AK-RTK-së”.