Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, ABT Sporstline, prezanton modelin e saj më të ri të quajtur RS-5R Sportback.

Si bazë për krijimin e këtij modeli, ka shërbyer RS5 Sportback i Audit, ku motori i tij 2.9-litër V6 Bi-Turbo është përforcuar në 530 kuajfuqi, 80 kuajfuqi më shumë se modeli standard.

ABT RS-5R Sportback vjen me disa elemente nga fibra të karbonit, duke përfshirë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), maskën e përparme, vrima për ajër në mbrojtësit anësor, pragjet, mbrojtësin shtesë (spoiler)në bagazh, si dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer).