Rryma mbyt një burrë në Brod të Shtërpcës

Një burrë ka ndërruar jetë në fshatin Brod të Shtërpcës.

Ai është goditur nga tensioni i lartë i rrymës, njofton policia, përcjell Ballkani.info

“Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.