Rryma mbyt një 15-vjeçar në Gjilan

Pasditen e së shtunës në fshatin Pidiç të Gjilanit një i mitur ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrike

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Gjilanit.

“Mund ta konfirmoj se rasti ka ndodhur dje, përmes Emergjencës në Gjilan jemi informuar për një rast, një person i moshës së mitur është sjellë pa shenja jete, dyshohet se ka vdekur nga goditja e korrentit elektrik”, kanë thënë nga policia.

Ndërkaq me vdekjen e të miturit nga Gjilani, shkon në 3 numri i viktimave nga goditja e rrymës këtë javë në Kosovë.

Goditja nga rryma ua mori jetën dy personave brenda dy ditësh në Kosovë. Një person nga Suhareka vdiq të mërkurën në vendin ku u godit nga rryma, ndërkaq tjetri nga Peja të enjten u dërgua në spital, por as ai nuk mundi t’u bënte ballë plagëve të marra nga goditja e rrymës.

loading…