Podujevë

Rryma dyshohet se shkaktoi zjarrin në depon e frutave në Podujevë

Rryma dyshohet se ka shkaktuar zjarin në një depo të frutave në Podujevë.

Kështu kanë deklaruar para policisë, dëshmitarët.

“Raportohet se një depo e cila shërben për grumbullimin e frutave të imëta është përfshirë nga zjarri. Njësia e zjarrfikësve ka dalë vendin e ngjarjes dhe ka intervenuar për shuarjen e zjarrit, kurse njësia policore ka intervistuar dy dëshmitarë dhe viktimën që kanë deklaruar se zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e ndonjë defekti me energji elektrike. Dëmet e shkaktuara jane te konsiderueshme”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori.