Rrustemi i VV-së: PSD-ja është irelevante, nuk përfaqëson asgjë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi foli  për Partinë Social Demokrate që sipas tij është subjekt politik që nuk përfaqëson asgjë.

Siç thotë Rrustemi, PDS-ja ka tendencë për të krijuar një kauzë fiktive politike.

“PSD-ja është një subjekt politik i pavërejtshëm, në kërkim të temave për të rënë në sy, e që unë nuk ia jap fare relevancën në këtë debat.. Secili qytetar e ka të drejtën për të shprehur mendimin e vet edhe përmes protestës, por në rastin konkret është një tendencë për të ndërtuar një kauzë fiktive politike, që nuk ka as mbështetje e as bazë. Protesta.. PSD-ja është irelevante, nuk përfaqëson kë, unë e komentoj dot,  nuk  përfaqëson asgjë, për të mirën e qytetarëve po angazhohet VV-ja në maksimum”, ka thënë Rrustemi.

“Le të vazhdojnë me kauza të tilla, ne vazhdojmë punën me përkushtim të plotë”, vazhdoi ai.

Ai foli edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për të cilën tha se është një problem global dhe qeveria e ka bërë më të mirën e mundshme për t’u përballur me këtë krizë.

“Ngritja e çmimeve ka ndodhur kudo në botë.  Për çdo politikë që varet nga Kosova, ne e kemi alternativen tonë, por çmimi i energjisë është rritur në nivel global.. Qeveria ka bërë më të mirën e mundshme, ka subvencionuar 90 milionë euro, është vendosur blloku nga 600 në 800 megavat për mos të prekur shumë qytetarë”, ka shtuar ai ne Klan Kosova.

Ai madje foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin tha se janë për një dialog të mirë dhe me parime.

“Jemi për dialog, jemi për dialog të mirë dhe me parime. Por jo për të diskutuar për çështje të brendshme të Kosovës. Kjo nuk varet vetëm nga Kosova por edhe nga Serbia, sepse ajo e ka penguar këtë proces në vazhdimësi. Paraqitja e lidershipit të Kosovës ka qenë në nivelin më të lartë”, ka thënë Rrustemi.

Ndërkaq shprehu kundërshtim për asociacionin duke e cilësuar si një proces të dëmshëm për Kosovën.