Rrustemi: Është normale që KQZ-ja të mos ketë buxhet për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Anëtari i lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Adnan Rrustemi e ka konsideruar si gjë normale që KQZ-ja të mos ketë buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme..

“Është normale që KQZ mos me pas buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse ato janë të paparashikuara në kohë”, ka shkruar Rrustemi në një postim në “Facebook”.

Ndarjen e buxhetit ai e ka cilësuar si gjë teknike duke shtuar se Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme mund të ndaj mjete financiare shtesë për këtë institucion.

“Ndarja e buxhetit për zgjedhje është veprim tërësisht teknik. Për më tepër, këtë mund ta bëjë Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancë të rregullt apo të jashtëzakonshme e në procedurë të rregullt si përgjigje në kërkesën e KQZ-së për mjete financiare shtesë.Zgjedhjet nuk ndjekin buxhetin, por buxheti zgjedhjet”, përfundon postimi i tij.

loading…