Rrustem Mustafa nga PDK-ja, tha se partia duhet të marrë një rol vendimtar për një qeveri normale.
Në një postim të publikuar në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe një qeveri funksionale.
“Pas zgjedhjeve, Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe një qeveri funksionale. Politika duhet t’u shërbejë qytetarëve, të forcojë shtetin dhe të ruajë partneritetin strategjik me aleatët tanë. PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re, me vizion të qartë, përgjegjësi dhe orientim euroatlantik. Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike. E ardhmja kërkon stabilitet, institucione të forta dhe vendimmarrje të përgjegjshme. Koha është për një qeveri normale. Koha është për Kosovën. Sot: Kosova duhet t’u largohet llogarive taktike dhe bllokadave politike, duke i dhënë përparësi ndërtimit të institucioneve funksionale dhe interesit shtetëro“, tha ai.







