Rrusta e PSD-së: Kurti tha se e pranoi shantazhin “merre ose lëre”

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta ka komentuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti në Kuvend, për presionin ndërkombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Rrusta ka thënë se ndërrimi i fjalorit është indikacion i zhvendosjes së pozicionit politik.

“Ndërrimi i fjalorit është indikacion i zhvendosjes së pozicionit politik.

Nga “nuk pranojmë kornizat e vjetra të dialogut”, në “kemi avancuar”, nga “ne nuk pranojnë shantazhin e llojit “merre ose lëre””, në pranim të këtij shantazhi.

Logjika u kuptua. Me rektorikë dihej që nuk shkohet gjatë, pa u dalluar lakimi”, ka shkruar Rrusta.