Rrusta: Dardan Molliqaj vazhdon të mbahet në paraburgim

Aktivistja e PSD-së, Teuta Rrusta tha se lideri i kësaj partie, Dardan Molliqaj po vazhdon të mbahet në paraburgim.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se me urdhër të Policisë së Kosovës, Molliqaj vazhdon paraburgimin për 48 orë.

“Dardan Molliqaj vazhdon të mbahet në paraburgim me urdhër të policisë për 48 orë për aksionin e sotëm kundër zhvatjes që po bën qeveria”, shkroi Rrusta në Facebook.