Familja Jashari mbetet familje më emblematike që sakrifikoi gjithçka për lirinë e Kosovës
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) reflektoi në ndërhyrjen e NATO-s dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.
Kësaj lufte i parapriu komandanti legjendar, Adem Jashari dhe pasardhësit e familjes Jashari vazhdimisht u respektuan nga institucionet e shtetit dhe nga gjithë kombi shqiptar në përgjithësi.

Kjo familje nuk ishte pjesë aktive e politikës derisa Bekim Jashari kandidoi si i pavarur për kryetar të Skenderajt.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lëvizja Vetëvendosje(LVV), Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate e kishin përkrahur publikisht Jasharin duke mos kandiduar fare.
Bekim Jashari kishte fituar në Skenderaj, pa balotazh, me 85% të votave qysh në raundin e parë.

Por, aktivitetin politik, Bekim Jashari do ta vazhdojë si themelues i një platforme të re politike.
Ish-deputeti, Nuredin Lushtaku konfirmoi për Ballkanin.info se do të jetë pjesë e platformës së re politike. Poashtu, Bekim Haxhiu pritet të jetë pjesë e kësaj platforme.

Nuk ka pasur shumë reagime në lidhje me këtë subjekt të ri politik që pritet të legjitimohet shpejtë. /Ballkani.info/







