Rrugët në Prishtinë duke u riparuar, mbulohen nga pluhuri e balta (FOTO)

Renovimi i rrugëve në Prishtinë ka kohë që ka filluar.

Këto punime, kanë bërë që qarkullimi i automjeteve të jetë më i kufizuar, në disa raste duke krijuar edhe kolona, shkruan Ballkani.info.

Në anën tjetër, mirëmbajtja e këtyre rrugëve është një çështje tjetër që po i shqetëson qytetarët që i kalojnë këto rrugë çdo dit.

Në fotot që i ka dërguar një lexues i Ballkani.info, shihet rruga e cila është duke u riparuar tash e disa javë nga Komuna e Prishtinës.

Rruga në fjalë është Vaso Pasha në Pejton, e cila është e mbuluar nga balta.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës është kritikuar edhe më herët nga qytetarët për punime të ngadalshme dhe riparime të rrugëve të paqëndrueshme. /Ballkani.info