Aksion

“Rrugët janë tonat”, organizata feministe me aksion simbolik në Prishtinë

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka organizuar një aksion simbolik të mërkurën në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Në një pjesë të rrugës, ato kanë shkruar “Rrugët janë tonat” duke u solidarizuar me ngacmimet seksuale që ndodhin nëpër rrugë.

Çdo grua mbart me vete përvoja të ngacmimeve seksuale nëpër rrugët e qytetit. Është e zakonshme të dëgjosh nga vajzat që rrëfejnë se si ecin natën me nxitim, duke mbajtur çelësat e shtëpisë në dorë. Situata për gratë që banojnë në zonat rurale është akoma më sfiduese, ku mungesa e ndriçimit dhe trafikut urban bën që rreziku të jetë edhe më i lartë. Ngacmimi seksual në hapësirat publike është një nga shprehjet më të zakonshme të abuzimit ndaj grave, duke i penguar ato të punojnë, të shoqërohen, të shkollohen e të jetojnë të lira. Asnjë grua apo vajzë, pavarësisht se ku jeton, nuk duhet të ketë frikë të lëvizë lirshëm. Prandaj, sot ne dolëm në rrugë për të deklaruar se RRUGËT JANË TONAT. Edhe për të ecur edhe për të protestuar”, thuhet në reagimin e tyre.

Për 8 mars, “marshojmë edhe për të kërkuar hapësira publike të sigurta për gratë. Marshojmë për njëra – tjetrën”.

VIDEO BONUS: Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz dhe priten nga Rifat Jashari