Rrugët janë të zbrazëta e muret e mbushura me grafite, artistët nga e mbarë bota kanë të njëjtën porosi – do ta mundim coronavirusin

Pothuajse nuk ka vend në botë që nuk është prekur nga pandemia e coronavirusit, e nga masat e rrepta preventive që janë ndërmarrë nga qeveritë kanë bërë që rrugët e qyteteve brenda natës të zbrazen dhe të ngjajnë me njëra me tjetrën në tërë botën.

Informimi i qytetarëve për rëndësinë e respektimit të masave dhe rrezikut nga COVID-19 kanë pushtuar ballinat e gazetave, kurse televizionet, radiostacionet dhe rrjetet sociale po bëjnë të pamundurën që t’ju bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpi.

Por, në këtë aspekt kontribut të madh kanë dhënë edhe artistët, të cilët krejt në qetësi gjatë natës kanë vizatuar grafite me porosi për solidaritet, përkrahje të punëtorëve shëndetësorë, si dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të mbyllur nëse dëshirojnë të shmangin më të keqen.

Se sa serioze është situata në të gjitha anët e botës dhe çfarë porosish kanë dërguar me grafitet e tyre artistët nga vende të ndryshme, e tregojnë më së miri imazhet e publikuara më poshtë.

Ata përmes mesazhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të mbajnë pastërti dhe të qëndrojnë nëpër shtëpi – madje në disa thuhet se vazhdimisht duhet pastruar duart – por pothuajse të gjitha kishin një mesazh të përbashkët – do ta mundim coronavirusin.