Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që qytetarët të përballen me vështirësi në qarkullimin rrugor.
Edhe këmbësorët po ashtu janë ankuar për mos pastrimin e trotuareve, gjë që po i rrezikon ata gjatë ecjes.
Komuna e Podujevës gjithashtu ka marrë disa ankesa nga qytetarët për neglizhencë nga kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve.
Në videon e dërguar nga një qytetar nga kjo komunë, shihen rrugët dhe trotuaret e mbuluara nga bora.
E për mos pastrimin e rrugëve, qytetarët kanë thënë për Ballkani.info se po e fajësojnë komunën e cila aktualisht po udhëheqet nga Agim Veliu.







