Kolonat

Rrugët e bllokuara drejt kryeqytetit

Të gjitha rrugët që lidhen me kryeqytetin, janë të bllokuara prej kolonave të gjata të automjeteve.

Kolonat nisin në kryeqytet dhe vazhdojnë në rrugën që të shpie për Podujevë, Ferizaj dhe Fushë Kosovë, e cila vazhdon deri në dalje të këtij qyteti.
Kolona të gjata aktualisht janë parë edhe në autostradën në hyrje të Prishtinës, si dhe në dalje të autostradës, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Këtu kolona arrin deri në 7 kilometra, raporton KosovaPress.