Rruga Ponoshec-Bajram Curr do ta mbajë emrin e mikut të shqiptarëve, Eliot Engel

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini sot e ka vizituar Bashkinë e Tropojës, është pritur nga kryetari i kësaj komune, Besnik Dushaj.

“Gjatë këtij takimi miqësor u bisedua për projektet dhe sfidat që ballafaqohen komunat. Gjithashtu gjatë këtij takimi u fol edhe për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor, rruga Ponoshec-Bajram Curr, për të cilën rrugë të dy kryetarët u dakorduan që ta emërojnë me emrin e mikut të përbashkët Kosovë-Shqipëri, diplomatin Eliot Engel”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.