Rruga për në Brezovicë ende e mbyllur, MIT jep detaje

Rruga që të shpie në qendrën e skijimit në Brezovicë është akoma e mbyllur.

Këtë e bënë të ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas MIT në këtë rrugë janë duke vazhduar punimet që kanë filluar nga ora 08:00.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga mëngjesi i ditës së sotme (e diele, 26.05.2019), ka filluar asfaltimi i rrugës rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë (rruga që shpie në qendrën e skijimit). Ajo do të jetë e mbyllur për qarkullim deri në orën 20:00. Lusim qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni edhe më tutje”, thuhet në komunikatën e MIT.