Rruga Drenas-Skenderaj me akull, shoferët bllokohen në trafik FOTO

Veturat të cilat sonte kanë përshkuar aksin rrugor Drenas-Skenderaj kanë hasur në vështirësi.

Qytetarë të shumtë kanë treguar se kanë mbetur të bllokuar në trafik pasi qarkullimi në këtë pjesë ka qenë i pamundur për shkak të rrugës me akull.

Në disa fotografi që kanë dërguar lexuesit shihet kolona e gjatë që është krijuar si pasojë e bllokimit.

Një qytetar ka thënë se si pasojë e rrugës së ngrirë tash e 30 minuta asnjë veturë nuk ka lëvizur.