“Rruga A” pritet të ndërtohet vitin e ardhshëm

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për disa projekte që pritet të nisin vitin e ardhshëm.

Abrashi e Ahmeti kanë folur për disa projekte të mëdha infrastrukturore të cilat do t’ua lehtësojnë jetën banorëve të Prishtinës.

Ata kanë përmendur edhe nisjen e punimeve në “Rrugën A” dhe zgjerimin e rrugës në drejtim të Hajvalisë e të Grashticës.

Po ashtu është njoftuar se do të rregullohet problemi me kanalizim në Hajvali e Çagllavicë ndërsa do të ndërtohen edhe disa mbikalime e nënkalime në rrugët të cilat menaxhohen nga Ministria e Infrastrukturës e që janë në territor të Prishtinës.