Rrufeja vret 150 krerë dele në Gramsh

Si pasojë e motit të keq të shoqëruar me shkarkesa elektrike, 165 dele kanë ngordhur në Gramsh.

Sipas informacioneve bëhet me dije se si pasojë e goditjes së një rrufeje kanë ngordhur 165 krerë dele në Gramsh, fatmirësisht ka shpëtuar çobani, Skënder Shuli.

Stuhitë e shiut, erës dhe shkarkesat elektrike në disa zona të vendit kanë krijuar probleme për qytetarët.