Rrufeja godet rafinerinë e naftës në Kubë, dhjetëra të lënduar

Një zjarr i madh ka nisur në një rafineri të naftës në Kubë të premten mbrëma, raporton BBC.

Zjarri ka filluar pasi rafineria në Matanzas është goditur nga rrufeja. Një shpërthim të dytë ka pasur të shtunën në mëngjes pas përhapjes së zjarrit.

Mediumet shtetërore kubane kanë njoftuar se dhjetëra persona janë lënduar dhe se 17 zjarrfikës rezultojnë të zhdukur. Ministria e Shëndetësisë së Kubës në Twitter ka njoftuar se disa persona janë në gjendje të rëndë.