Rrufeja godet dy herë makinën në lëvizje (VIDEO)

Një video e frikshme është bërë virale në media.

Në të shihet një automjet që goditet dy herë nga rrufeja teksa është në lëvizje në autostradën Berdskoye në Novosibirsk të Siberisë.

Video është filmuar nga kamera e makinës së Galina Ershova, e cila rrëfeu momentin tronditës për “RT”, ku automjeti pak metra para saj u godit nga shkarkesa e fuqishme atmosferike.

Ajo tha: Unë u verbova për një sekondë, shtrëngova fort timonin me ndjesinë e vdekjes. Ndodhi kaq shpejt.”

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit, Anna Nakaznykh nuk pësoi lëndime serioze, ndërsa makina e saj pësoi disa dëmtime tek xhami.

Shumica e automjeteve të prodhuara vitet e fundit kanë të instaluar shufër metalike, e cila luan rolin e një rrufe pritëseje në raste të tilla, në mënyrë që rreziku për shoferin dhe pasgjerët të jetë sa më minimal.

E FRIKSHME/ Rrufeja godet dy herë makinën në lëvizje on Vidnews.

loading…