Stuhia Ciara, e cila ka përfshirë pjesë të tëra të Europës, po shkakton probleme të shumta dhe viktima.

Ndërkohë nuk mungojnë as pamje të tilla. Kjo video tregon momentin kur rrufeja godet një avion mbi Birmingham të Anglisë.

Dëshmitarja që bëri videon tha se dëgjoi një zhurmë të fortë. Megjithatë avioni nuk u ndikua nga rrufeja. Fluturimi përfundoi pa probleme.