Rrotullohet vetura në aksin Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Një veturë është aksidentuar në aksion rrugor Prishtinë-Gjilan.

Në pamje shihet se vetura është rrotulluar në mes të rrugës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin për Reporteri.net me çrast tregon se janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Slivovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Reporteri.net.

Ahmeti thotë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret njësiti trafikut.