Rrotullohet një veturë në rrugën Gjilan-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa çastesh në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Dëshmitarët kanë dërguar pamje nga aksidenti, ku shihet vetura e rrotulluar në rrugë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo për pasoja tjera në trafik.

Siç shihet në këtë imazh, vetura e rrotulluar ka bllokuar njërin kah të rrugës, transmeton Indeksonline.