Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë aktakuzën për disa nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë edhe nënkryetarin e saj Glauk Konjufca, tashmë Ministër i Punëve të Jashtme.
Vendimi i Gjykatës është dhënë me datë 27 dhjetor 2019, një ditë pasi Glauk Konjufca ishte zgjedhur Kryekuvendar, njofton Klan Kosova.
Ata akuzoheshin për rrotullimin e xhipave të EULEX-it, të bërë gjatë viteve 2011-2012.
Vendimin për pezullim të rastit, e ka publikuar ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci, njëri pretj të akuzuarve për rrotullimin e xhipave të EULEX-it.
Të akuzuar përveç Glauk Konjufcës e Rron Gjinovcit, kishin qenë edhe Xhelal Sveçla, Sali Zyba dhe disa të tjerë.










