Analisti, njëherit aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci ka ironizuar përsëri me LDK-në, këtë herë me sloganin e saj.

Gjinovci ka prezantuar versionin e tij për sloganin e LDK-së, që është “Çka të thotë Amerika”, duke iu referuar çasjes pro-amerikane në marrjen e vendimeve, transmeton Ballkani.info.

LDK-ja ka prezantuar deri tani dy slogane, të parin “Mbesim në lidhje” të cilën më pas e demantuan vetë ata, e më pas moton zyrtare: “Shteti. Shtet.”.