Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Visar Duriqi.
Gjinovci ka kritikuar Policinë e Kosovës dhe se sulmi ndaj gazetarit Duriqi duhet të jetë i fundit ndaj personave që kanë mendim ndryshe.
“Sulmi ndaj Visar Duriqit është i papranushëm. Unë nuk e kuptoj si ka mundësi që në qendër të qytetit ndodhin vazhdikisht sulme e Policia nuk mundet me i parandalu. Ky duhet me qenë sulmi i fundit ndaj dikujt për opinionet e veta apo për punën e vet, përndryshe ky vend po bëhet problematik për fjalën e lirë.
Visar, mos u dorëzo!”







