Rron Gjinovci i reagon Rrahman Jasharit: Jo rritje pagash, po përjashtim masiv prej punës

Rron Gjinovi ka reaguar pas paralajmërimit të Rrahman Jasharit se arsimi do të hyjë në grevë të përgjithshme nga data 24 ose 25 gusht, deri në arritjen e një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.

Përmes një statusi në Facebook, Gjinovci ka thënë se në sektorin e arsimit duhet të ketë përjashtim masiv nga puna dhe jo rritje pagash.

“SBAShKU duhet me dhanë llogari pse 76% e nxansave kosovarë nuk dijnë me lexu. Jo rritje pagash, po përjashtim masiv prej punës”, shkruan ai.

Kujtojmë se Rrahman Jasharaj sot ka thënë se në këtë grevë do të jenë të përfshirë dhe administrata e arsimit dhe sektorët tjerë në kuadër të saj.

“Qeveria Kurti mbajti pozicionin e gabuar, jemi të shtyrë të mbajmë grevë nga 24 ose 25 gushti. Në këtë grevë do të jenë të përfshirë dhe administrata dhe sektorët tjerë”, ka thënë Jasharaj.

Sipas tij, Qeveria i ka dyert e hapura për arritjen e një marrëveshje.

“Dyert i kemi të hapura për arritjen e një marrëveshje. Të fillohet me 100 euro mbështetje, pasi ka ngritje të tmerrshme të çmimeve”, ka thënë ndër të tjera Jasharaj.