Derisa të gjithë në koluarët publike në Kosovë flasin se si një pjesë e analistëve janë “të shitur” dhe “të blerë” nga partitë politike, sonte drejtpërdrejt në Pressing, dy të njohur si analistë, Rron Gjinovci dhe Luljeta Aliu publikisht e bënë të ditur votën e tyrë.
Gjinovci tregoi se do të votojë për Vetëvendosje, duke e përmendur specifikisht Vjosa Osmanin, derisa Aliu tha se “të gjithë do ta votojmë VV-në”, shkruan Ballkani.info.
“Unë do të votojë për Vjosa Osmanin në Listën e VV-së, derisa për katër të tjerë ende nuk kam vendosur”, tha Gjinovci.
Pastaj ndërhyri Aliu, tashmë e njohur hapur si simpatizante e VV-së, duke thënë se “të gjithë do të votojmë për VV-në”.
Kjo e bëri nervoz moderatorin Leonard Kerqukin, i cili ndërhyri duke thënë se ata aty janë komentator politik, e jo për të bërë fushatë për një parti të caktuar. /Ballkani.info/







