Velani

Rrokulliset vetura në “Velani”, lëndohet një person

Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën “1 Tetori”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj në aksident është e përfshirë një veturë.

“Rreth orës 09:30, kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën 1 Tetori, në Prishtinë.

Në aksident është i përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti.