Rrokulliset vetura në Prizren, dy persona të lënduar

Në orët e mbrëmjes së sotme ka ndodhur një aksident trafiku.

Në fshatin Korish të Prizrenit një veturë ka humbur orientimin duke dal nga rruga me ç’rast edhe është rrokullisur.

Një lexues i ka thënë lajmi.net se në këtë aksident dy persona kanë marrë lëndime të lehta.

Vetura është rrokullisur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

loading…