Rrokulliset vetura në oborrin e një shtëpie në Polluzhë të Drenasit, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Polluzhë të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Polluzhë, ka ndodhë një aksident trafiku janë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person  është lënduar”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut./Demokracia.com/