Rrokulliset vetura, lëndohet rëndë vozitësja

Një aksident është shënuar në fshatin Pllanë të Lezhës.

‘Balkan Web|, raporton se si pasojë e aksidentit në fjalë është dëmtuar rëndë drejtuesja e mjetit, e cila më pas është dërguar në spital.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkakun dhe rrethanat e këtij aksidenti.