Rrokulliset një veturë në Rugovë, lëndohen tre persona

Një veturë është rrokullisur si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave në Grykë të Rugovës.

Policia Rajonale e Pejës ka konfirmuar aksidentin në fjalë.

“Në ora 07:10 të mëngjesit në rrugën që shpie në Rugoë në kilometrin e tretë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me ç’rsat janë lënduar tre persona”, ka thënë Driton Rugova për Reporterin.

Ai ka thënë se fatmirësisht të lënduarit nuk janë në gjendje të rëndë.