Rrokulliset me traktor, vdes burri nga Kamenica

Policia njofton për një vdekje aksidentale në Kamenicë.

Një person i gjinisë mashkullore është rrokullisur me traktor, me ç’rast është ndarë nga jeta.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE AKSIDENTIALE /Kamenicë 27.11.2021 – 11:31. Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në mënyrë aksidentale pasi është rrokullisur me traktor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Me urdhër të prokurorit kufoma u është liruar familjarëve.