Rrjedhjet në Nord Stream: Imazhet satelitore zbulojnë shkallën e katastrofës

Sasi të mëdha metani janë lëshuar nga shpërthimet e fundit në tubacionet Nord Stream në Detin Baltik, sipas imazheve satelitore.

Megjithëse nuk të dhënat nuk janë të sakta për rrjedhjet në tubacionet Nord Stream, studiuesit janë të bindur se ka rrjedhur më shumë metan sesa një incident i ngjashëm që ndodhi vitin e kaluar në Gjirin e Meksikës.

Në atë kohë, një fabrikë nafte dhe gazi kishte lëshuar 40,000 ton metan në vetëm 17 ditë, një sasi e barabartë me 3% të emetimeve vjetore të Meksikës në një vit.

Observatori i OKB-së për emetimet globale të metanit, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Valencias, thanë se rrjedhja këtë herë është edhe më e madhe.